
“Na ktheni Sadamin”. Me keto fjale irakenet po protestojne kunder projektligjit qe ndalon konsumimin e duhanit ne lokalet publike te vendit.
“Nuk kemi drita, nuk kemi pune, njerezit vazhdojne te vriten dhe tani duhet te diskutojme edhe per ceshtje te tilla. Per kete arsye njerezit pijne duhan, per te larguar mendjen nga kjo situate”, ka deklaruar per “Washington Post” 49 vjecari Waleed Habba, klient i nje dyqani cigaresh.
Nese ligji do te kaloje ne Parlament, kush do te kapet duke konsumuar duhan ne restorante, aeroporte, shkolla, kinema apo ne zyra do te ndeshkohet me nje gjobe qe mund te shkoje deri ne 4300 dollare.
“Qellimi i ketij ligji eshte mbrojtja e qytetareve irakene nga rreziqet e duhanit”, ka sqaruar zedhenesi i qeverise Ali al Dabagh.
Por nuk ka te njejtin mendim pronari i nje dyqani duhani. “Nese me te vertete duan te mbrojne shendetin tone, para se gjithash duhet te na garantojne me shume siguri”, eshte shprehur ai.
Top Channel