Kenia, Clinton paralajmeron Eritrean

06/08/2009 20:50

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka paralajmeruar se SHBA do te ndermarrin veprime ndaj Eritreas, nese ajo nuk ndal mbeshtetjen e saj ndaj militanteve ne Somali.

Deklaraten e saj, Clinton e beri pas nje takimi te zhvilluar me presidentin zomalez Sheikh Sharif Sheikh Ahmet, ne Nairobi te Kenias.

Shefja e diplomacise amerikane i ka cilesuar veprimet e Eritreas si “te papranueshme” dhe ka theksuar se SHBA do te rrisin mbeshtetjen e tyre ndaj qeverise somaleze.

Nga ana tjeter, Eritrea i mohon akuzat se po mbeshtet militantet somaleze qe po tentojne te rrezojne qeverine e Mogadishos.

Fraksioni i rebeleve Al-Shabab po fuqizohet me ritme te shpejta dhe per shkak te luftimeve te shkaktuara prej tij, rreth 250 mije somaleze kane braktisur shtepite e tyre.

Top Channel