Iran, modeli “Clinton” mund te shpetoje amerikanet

06/08/2009 18:05

A mundet qe misioni i shpetimit qe Bill Clinton kreu ne Korene e Veriut te jete nje model per te fituar lirine e tre amerikaneve te arrestuar javen e kaluar ne Iran?

Eshte kjo pyetja qe shtrojne mediat amerikane, pas vizites se ish-presidentit te Shteteve te Bashkuara ne Penian.

“Emocionet qe dhuroi bashkimi i dy gazetareve Euna Lee dhe Laura Ling me familjet e tyre ne Amerike mund te kete dhene shprese per lirimin e tre ekskursionisteve Shane Bauer, Sarah Shourd dhe Joshua Fattal”, shkruajne mediat.

“Nese ekzistonte nje mundesi per te zgjidhur mosmarreveshjet mes SHBA dhe Korese se Veriut, a nuk mund te behet e njejta gje me Iranin?”, thone me tej burimet, te cilat e kane cilesuar arrestimin e tre amerikaneve si nje ceshtje diplomatike.

Top Channel