Gripi, priten pergjigjet per 13 persona

06/08/2009 15:05

Ne Insitutin e Shendetit Publik nuk kane mberritur ende pergjigjet nga laboratori i references ne Rumani per 13 personat e dyshuar.

Sipas raportit me te fundit te ISHP-se 5 prej tyre jane trajtuar me tamiflu, ndersa 8 personat e pare te prekur nga virusi A H1N1 tashme jane ne gjendje te mire shendetesore.

Deri me sot jane marre 320 mostra dhe te gjithe personat qe rezultojne me virusin A, trajtohen nga mjeket infeksioniste dhe analizat e tyre dergohen per verifikim ne Bukuresht.

Deri me tani nuk ka patur asnje person te prekur ne moshen pediatrike.

Top Channel