Turizmi ne Vlore, vit me i vaket per bizneset

05/08/2009 12:05

Ndryshe nga nje vit me pare kur per t’u akomoduar neper hotelet e qytetit te Vlores gjate sezonit turistik te duhej te kishe prenotuar edhe nje vit me pare apo te kishe te njohur, kete vit duket se turizmi i ketij qyteti ka qene me i qete dhe me me pak pushues.

Te pyetur, pushues dhe drejtues biznesesh hoteliere deklarojne se cmimet e jane te njejta me ato te vjetshmet por mungesa e infrastruktures dhe kriza ekonomike qe kane sjelle kete renie te punes qe sipas tyre shkon deri ne 40% me pak se sezoni kaluar.

Ndonese ne periudhen e pikut te sezonit turistik thuajse ne te gjitha portat e shtepive apo apartamenteve gjenden mbishkrime qe ofrojne dhenie me qera ambientesh akomodimi, ndryshe nga vjet kur rrugeve nuk te zinte syri tabela te tilla pasi ishin te gjitha te prenotuara.

Top Channel