Putin, show ne Siberi
05/08/2009 13:20
Pas udhetimit ne Paqesor dhe ne thellesite e liqenit te Baikalit, kryeministri Vladimir Putin eshte futur serish ne petkun e politikanit te forte dhe kurajoz, duke vizituar terrenin e ashper te rajonit siberian te Tuva-s.
Zona ndodhet jo shume larg kufirit me Mongoline.Ne televizion rus jane shperndare imazhe te kryeministrit, ndersa peshkon, ecen me kale, noton dhe ndez zjarrin.
I veshur me rroba sportive, Putin nuk ngurron qe te heqe bluzen per te treguar fizikun e forte te nje burri ne moshen e tij.
Top Channel