Peshkopi, tre femije te braktisur dhe te paushqyer

05/08/2009 15:00

Prej dy ditesh nen nje peme prane ambienteve te spitalit ne Peshkopi, ndodhen te lene ne meshiren e fatit 3 femije perkatesisht 5 vjec, 4 vjec dhe 8 muajsh.

Te qarat e femijeve kane terhequr vemendjen e kalimtareve, te cilet jane afruar prane te miturve.

Pas njefare kohe me femijet bashkohet edhe i ati, Ahmet Pepa, i cili tregon se i ka lene aty femijet prej 2 ditesh, pa veshembathje dhe ushqim.

Banues ne fshatin Selishte, Ahmet Pepa thote se femijet jane braktisur fillimisht nga e ema dhe tani edhe ai po detyrohet t’i braktise ne pamundesi per t’i ushqyer dhe per t’u perkujdesur per tre te miturit.

Pasi ka kerkuar ndihme ne komunen e fshatit, ne polici dhe ne OJF-te e ndryshme dhe pa marre ndihme apo zgjidhje Pepa braktis femijet me shpresen se do te gjendet strehe dhe ushqim per te vegjelit.

Menjehere ne vendngjarje kane mberritur dhe forcat e policise, te cilet po punojne per zbardhjen dhe zgjidhjen e problemit.

Nderkaq 3 te miturit jane derguar ne spitalin e Peshkopise ku u jane kryer ekzaminimet e ndryshme mjeksore dhe jane ushqyer. Drejtori i ketij spitali Adrian Bitri, shpreh gatishmerine e plote te strukturave spitalore per trajtimin e rastit konkret, por deklaron se nuk mund te sigurojne akomodimin e ketyre te miturve ne ambientet e spitalit.

Top Channel