Joacim Crima, Obama i Rusise

05/08/2009 09:10

Shtypi perendimor e ka pagezuar si Obama rus dhe ai ka premtuar se nese zgjidhet do te punoje si nje person me ngjyre, ne te mire te qytetit te tij.

Joaquim Crima, 37-vjecari me origjine nga Guinea Bissau prej rreth 20 vitesh jeton ne Rusi dhe eshe kandidati i pare me ngjyre ne historine e ketij vendi qe do te marre pjese ne zgjedhjet lokale.

Qellimi i Crima eshte te behet kryebashkiak i Srednyaya Akhtuba,qyteze e vogel ne rajonin e Volvograd. Edhe pse kandidaturat nuk jane caktuar ende, Joaquim ka nisur te afishoje manifestet neper rruge ku shpreh iniciativen dhe i ofron bashkeqytetareve te tij endrren e ndryshimit.

Joaquim eshte diplomuar ne shkenca biokimike e megjithate eshte detyruar qe per vite me radhe te punoje si shites i thjeshte.

Para 10 vitesh eshte martuar me nje grua armene dhe ka me te nje femije 9-vjecar.

Per t’u pranuar ne shoqerine ruse ka nderruar emer dhe ne vendin ku jeton te gjithe e njohin si Vassili Ivanovitch. Per shkak te ngjyres ai nuk mund ta harroje origjinen e tij, madje perqendrohet pikerisht te ky ndryshim per t’u bere qytetar i pare .

Joaquim admiron shume Barack Obama-n dhe ka si objektiv te ndjeke rrugen e tij. “Nuk mund te krahasohem me Obama-n, por une e di se mund t’i ndryshoj gjerat per mire, madje mendoj se ndryshimi eshte detyre”, thote Vassili me ngjyre.

Top Channel