Iran, arrestohen dy gazetare

05/08/2009 13:00

Autoritetet iraniane kane arrestuar sot me urdher te Gjykates Revolucionare dy gazetare, te cilet kane mbeshtetur kandidatin Mir Hussein Mussavi ne zgjedhjet presidenciale.

Lajmin e bejne te ditur agjencite nderkombetare te lajmeve, sipas te cilave reporteret e arrestuar jane Mir-hamid Hassanzadeh dhe Reza Nurbakhshuno.

Sipas burimeve, i pari pervecse ka drejtuar nje gazete qe mbeshteste kandidatin e moderuar, ka organizuar edhe fushaten elektorale te ketij te fundit.

Po ashtu, edhe reporterja e ndaluar ka mbeshtetur Mussavi-n permes te perditshmes se saj.

Autoritetet policore iraniane sekuestruan gjithashtu kompjuterat e punes te dy gazetareve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta