Anestezia epidurale, pa rrezik per femijen

05/08/2009 11:15

Injektimi i agjenteve anestezike gjate nje lindjeje cezariane nuk duket se sjell pasoja per aftesite mendore te te sapolindurit.

Keshtu thuhet ne nje studim te publikuar nga revista “Anesthesiology”.

“Tashme eshte e sigurte se agjentet anestezike, te perdorur ne raste te tilla lindjesh nuk sjellin probleme per te sapolindurit”, komenton autori i studimit Juraj Sprung nga Mayo Clinic ne Rochester, Minesota.

Duke analizuar te dhenat e 5320 femijeve qe linden gjate nje operacioni cezarian prej viteve 1976 deri ne 1982, u pa se kuotimi i inteligjences ishte i njejte me femijet e tjere te lindur normalisht.

Megjithate ky kerkim kerkon studime te metejshme klinike, ndaj nuk eshte e domosdoshme rendja drejt lindjeve me anestezi epidurale.

Top Channel