Qelloi me arme, arrestohet 25-vjecari

04/08/2009 09:35

Nje 25-vjecar eshte arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi ka qelluar me arme makinen e nje personi, pasi kishte bere sherr me te.

Keto jane dyshimet e para per Dritan Qokun, i prangosur nga sherbimet e Komisariatit Nr. 5, nderkohe qe vazhdon puna per dokumentimin e plote te ngjarjes.

Burimet zyrtare nga policia bene te ditur se ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te se dieles. Rreth ores 23:00, ne Paskuqan, eshte qelluar me arme zjarri “Shotgun” ne drejtim te makines “Fiat”, me targe TR 5695 S, qe rezulton ne pronesi te shtetasit Bari Alla, 33 vjec.

Nga kjo jane thyer xhamat e mjetit, nderkohe qe pronari i mjetit ka njoftuar policine. Sherbimet policore, te mberritura ne vendin e ngjarjes, kane nisur hetimet per kete rast dhe kane identifikuar si te dyshuar te saj, 25-vjecarin Qoku, te cilit i eshte bllokuar edhe arma e krimit. Sipas policise, nje konflikt mes tyre, ka sjelle reagimin kriminal te 25-vjecarit.

Top Channel