Kanada, vendi ne alarm nga zjarret

04/08/2009 21:10

Nje pjese e madhe e British Kolumbia, ne perendim te Kanadase, mbetet ne nivel alarmi per shkak te temperaturave te larta qe shkaktojne renien e zjarreve, te cilat perhapen me pas nga era.

Rreth 5300 persona jane evakuar per shkak te zjarreve te fundit, per shuarjen e te cilave jane angazhuar mijera zjarrefikes.

Nje personel shtese, prej 800 vetesh eshte derguar ne zona te tjera te Kanadase, per te ndihmuar forcat lokale te vene nen kontroll flaket.

Qe prej muajit prill mbi 2 mije zjarre kane djegur 63 mije hektare ne rajonin e British Kolumbia.

Autoritetet lokale kane deklaruar se temperaturat e uleta qe jane regjistruar ne ditet e fundit mund te lehtesojne situaten dhe shirat mund te ndihmojne ne shuarjen e zjarrit.

Top Channel