Korpusi i vullnetareve, aksion te Gjiri i Lalezit

03/08/2009 15:30

Gjiri i Lalzit, i konsideruar si nje prej plazheve te virgjera te Shqiperise per shkak te mungeses se ndertimeve, me permiresimin e infrastruktures rrugore eshte shnderruar ne destinacion te rendesishem turistik.

Rera dhe uji i paster kane ndjelle jo pak pushues, por tjeter panorame shfaqet pak hapa me tej, ne brezin prane bregut, siperfaqe e mbjelle me pisha.

Aty gjenden jo pak grumbuj plehrash ndaj edhe ne kete zone vijoi aksioni i radhes i anetareve te korpusit te vullnetareve. Dhjetra te rinj e intelektuale nga Tirana, te rinj te zones dhe nepunes te komunes se Ishmit ju bashkuan kesaj nisme te Forumit te Mendimit te Lire.

“Kjo nisme na sherben edhe ne, ndaj krahas grupit te Tiranes, ne bashkuam edhe grupin tone per te pastruar ambientin perreth”, tha kryetari i komunes se Ishmit, Gezim Ylli.

Mbetjet prej konsumit te perditshem nga pushuesit e shpesh edhe prej bareve e lokaleve, tani kane pushtetin e tyre ne kete zone turistike. Por perkunder atyre qe ndotin mjedisin, skenaristi Vangjel Kozma eshte bere pjese e kesaj nisme per te bere thirrjen e tij per mbajtjen paster te mjedisit.

 “E di qe kjo eshte nje perpjekje Don Kishotekse dhe jam i trishtuar qe mendoj ne kete menyre. Megjithate sot eshte e rendesishme edhe deshira per nje ambient te paster dhe qe e gjithe kjo te shtoje iniciativen edhe diku me lart”, thote skenaristi Vangjel Kozma.

Pas pastrimit te kesaj zone, vullnetaret ju bejne apel pushuesve qe zgjedhin Gjirin e Lalzit per te pushuar te mos e ndosin mjedisin ne te cilin qendrojne.

Top Channel