A/H1N1, shtatori i rrezikshem

03/08/2009 14:55

Ne fillim te shtatorit pritet te kemi jo vetem rritje te numrit te personave te prekur nga virusi A H1N1, por edhe shtim te komplikacioneve.

Mjeku infeksionist, Pellumb Pipero sqaron se shendeti i nje personi qe preket edhe nga virusi i gripit sezonal, por edhe nga A H1N1 eshte i rrezikuar, ndaj keshillohet vaksinimi i te gjithe pullates.

“Vaksina qe duhet marre per te parandaluar kete virus eshte teper e rendesishme”, thote mjeku Pellumb Pipero.

Por cilat jane masat qe duhet te marre cdo individ?

Mjeket keshillojne te lahen duart sa me shpesh me sapun. Goja dhe hundet te mbulohen me shami. Njerezit duhet te pushojne dhe te perdorin sa me shume lengje e te ushqehen ne menyre te shendeteshme.

Personat e shendoshe duhet te kene kontakt sa me te vogel me personat e semure por edhe me ambjentet spitalore.

Top Channel