Temperaturat e larta shtojne te semuret kardiake

02/08/2009 08:45

Rritja e temperaturave diteve te fundit ka shtuar numrin e pacienteve qe paraqiten ne repartin e patologjise ne spitalin rajonal te Beratit me probleme te zemres.

Moshat me problematike jane ato 40-80 vjec, por nuk kane munguar dhe moshat e reja. Mjeket e repartit te patologjise bejne te ditur se ndryshe nga vitet e tjera, sivjet rastet e paraqitura kane shfaqur me shume komplikacione.

Per mjeket kardiologe shkaqet jane ekspozimi pa kriter ne diell dhe ne temperaturat e larta, por dhe abuzimi me pijet alkoolike dhe duhanin.

Mjeku Petrit Bano shprehet se kete vit stina e veres ka ardhur me disa vecori dalluese nga vitet e tjera, pasi pacientet jane paraqitur ne urgjencen e spitalit ne gjendje te renduar.

Sipas tij, gjate muajve te fundit, ndryshe nga vitet e fundit, ku pacientet me te shumte i perkasin grupmoshes se trete, kete vit jane moshat mesatare qe shfaqin me shume probleme.

“Nje pjese e mire marrin mjekim dhe kthehen ne shtepi, por nje pjese e konsiderueshme shtrohen ne repartin e patologjise per trajtim shendetesor. Nuk kane munguar dhe rastet qe jane nisur urgjent ne spitalin qendror ne Tirane per nderhyrje kirurgjikale. Ajo qe vihet re eshte se vitet e fundit jane shtuar shume rastet e semundjeve kardiovaskulare dhe te moshat e reja. Zakonisht preken ata te rinj qe punojne ne profesione qe i ekspozojne gjate gjithe kohes ne diell, por dhe ata qe nuk kryejne shume aktivitet fizik”, sqaron Bano.

Per kete  stine te nxehte, mjeku keshillon qe te semuret kronike te tregohen shume te kujdesshem ndaj ekspozimit ne diell.

Mbi te gjitha ai keshillon qe te mbahen kontakte te vazhdueshme me mjekun specialist per te parandaluar nderlikimet e mundshme.

“Me shfaqjen e shenjave te para: ngritje tensioni, tharje e fytit, enjtje te gjymtyreve, marrje mendsh, pacienti duhet te konsultohet menjehere me nje mjek specialist”, perfundon mjeku.

Top Channel