Perleshjet ne Iran, Khatami: Proceset te paligjshme
02/08/2009 12:55
Ish-presidenti reformator iranian, Mohammad Khatami e ka cilesuar si “antikushtetuese” proceset e nisura kunder opozitareve te regjimit iranian te arrestuar gjate manifestimeve te protestave ne zgjedhjet e kaluara presidenciale te mbajtura me 12 qershor.
Khatami eshte shprehur se “procesi eshte antikushtetues dhe bie ndesh me ligjet dhe te drajtat e qytetareve”.
Sipas ish-presidentit, “deshmite e marra ne keto kushte nuk kane asnje besueshmeri”.
Top Channel