Plagosja te Liqeni, konflikt para ngjarjes

01/08/2009 13:25

Sahit Dyberi 52 vjec eshte arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se eshte autori i tentatives per vrasje ndaj nje te riu ne Tirane, ne afersi te vendit te quajtur pishinat, ne kodrat e Liqenit Artificial.(UPDATE)

52 -vjecari i cili kishte udhetuar me nje automjet Land Rover me targa britanike qelloi 22-vjecarin Maringlen Cani disa here ne kembe, i cili ndodhet ne gjendje jashte rrezikut per jeten ne spitalin ushtarak te kryeqytit.

Policia tha se 52-vjecari dhe i riu kishin patur nje konflikt mes tyre, i cili ishte keqesuar deri ne dhune fizike. Pasditen e se shtunes, Dyberi ka vendosur te qelloje mbi te riun por per fat te mire plumbat e pistoletes se tij e kane kapur ate vetem ne kembe.

Top Channel