Merr fund saga e 28 qershorit

01/08/2009 15:40

Saga 33 ditore e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi ka marre fund.  (UPDATE)

Vendimi me vote unanime i rikonfirmon fitoren koalicionit te Partise Demokratike me 70 mandate, koalicionit te Partise Socialiste me 66 dhe koalicionit te LSI-se me 4 mandate.

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, vleresoi pozitivisht standartin e zgjedhjeve, pavaresisht qendrimit te Partise Socialiste se 28 qershori ishte nje rast i humbur, qe solli deformimin e vullnetit te zgjedhesve.

Per shkak te ketij qendrimi Partia Socialiste mungoi ne mbledhjen e KQZ-se per shpalljen e rezultatit zyrtar te zgjedhjeve.

“Faktet tregojne se ky eshte procesi me transparent qe kemi patur. Duhet te kemi besim se ka qene nje proces i ndershem dhe i barabarte”, u shpreh Ristani.

Duke iu referuar vendimeve te Kolegjit Zgjedhor, qe ndryshoi vetem tre vendime te KQZ-se, zoti Ristani iu pergjigj akuzave te Partise Socialiste per perdorimin e tij politik nga Partia Demokratike.

“Konfirmimi me i mire erdhi nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor”, tha Ristani.

Top Channel