Kruja “garon” me Lazaratin per kanabis

01/08/2009 08:30

Aksionet antikanabis dhe asgjesimet masive te bimes narkotike konfirmojne Krujen nder zonat me “te nxehta” ne shkalle vendi per kultivimin e bimeve narkotike.

Nderkohe, ne zone deklarojne se papunesia dhe varferia jane shkaqet kryesore qe i shtyjne njerezit te merren me veprimtarine e paligjshme.

Rreth 3701 rrenje te tjera te bimes narkotike jane asgjesuar se fundmi ne fshatrat e Krujes ne kuadrin e nje tjeter operacioni qe u kodua me emrin “Sakarriq Qerrish”.

Ne vazhden e zbatimit te planit policor te masave te hartuara per parandalimin, zbulimin dhe asgjesimin e bimeve narkotike dhe venien para pergjegjesive ligjore te kultivuesve te tyre, efektivat e seksionit kunder narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres ne bashkepunim me efektivat e Komisariatit te Policise Kruje u zhvendosen serish ne zonen e Malesise se Krujes.

Operacioni kete here u organizua ne terrenet malore te pyllezuara te fshatrave Mafsheq, Shkrele, Shqeze-Sakarriq. Nga inspektimi i zones u gjeten kater parcela te mbjella me kanabis sativa dhe pas kryerjes se procedurave te para hetimore qe konsistojne ne perpilimin e dokumentacionit perkates u be asgjesimi ne vend i 3701 bimeve narkotike.

Kjo sasi bimesh, sipas burimeve zyrtare te policise, u gjend ne toke te pyllezuar pa pronar, megjithate pritet qe nga hetimet te mesohet se kush jane pronaret e tyre, pasi ata jane kujdesur per ecurine e bimeve qe kane qene ne fazen e korrjes. Kultivuesit, kryesisht fshatare te zonave perreth, shfrytezojne territoret e pyllezuara qe nuk jane ne pronesi private dhe jane te pashkelura nga kemba e njeriut per te mbjelle dhe me pas rritur e vjele bimen narkotike nga e cila marrin fitime te sigurta.

Gjate ketij muaji ne fshatra te ndryshem te ketij rrethi malor te qarkut jane asgjesuar mijera rrenje te bimes narkotike dhe jane derguar ne qelite e paraburgimit per akuzen e kultivimit te narkotikeve disa banore te fshatrave te Krujes. Vetem dy dite me pare, dy operacionet antikanabis te koduara me emrat “Kunora 2009” dhe “Kroi i Gjarprit” u finalizuan me asgjesimin e 2173 rrenjeve kanabis sativa.

Nderkohe, burime nga policia lokale bejne te ditur se ditet ne vijim do te vazhdojne operacionet per evidentimin e parcelave te tjera, si dhe puna per identifikimin e kultivuesve dhe dokumentimin e kesaj vepre penale. Muajin e fundit, Kruja eshte vendosur ne top-listen e zonave kultivuese ne vend, duke u kthyer ne nje Lazarat tjeter.

Nderkaq, ne fshatrat e Krujes ku jane organizuar dhe operacionet policore, te cilat kane rezultuar te suksesshme, njerezit duke shmangur emra dhe perjashtuar veten e argumentojne kultivimin e bimes narkotike si nje menyre per te dale nga varferia, per te siguruar mjetet e jeteses permes ketij fitimi ne kushtet e papunesise dhe çmimeve te larta me te cilat perballen çdo dite.

Top Channel