Dy aksidente, kater persona te plagosur

01/08/2009 08:35

Masat e shumta administrative ndaj drejtuesve te automjeteve qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor nuk e kane ulur numrin e shkelesve dhe provokuesve te aksidenteve.

Nje aksident me 2 te plagosur ka ndodhur ne Durres, ndersa nje tjeter ne Rrethin e Kavajes, pasditen e se premtes, ku mbeten te plagosura 2 motra.

Mbremjen e vone te se enjtes, rreth ores 19:15, ne vendin e quajtur Koder Arapaj ne aksin rrugor Durres-Tirane jane perplasur dy automjete. Mjetet e perfshira ne aksident jane automjeti tip “BMV” me targa te huaja, BJ599JW, me drejtues Astrit Memen 34 vjeç nga fshati Shkallur dhe automjeti tip “Ford”, me targa te huaja SAD045145, me drejtues 27-vjeçarin Alfred Bardhi nga Tirana.

Si pasoje e kesaj perplasjeje kane marre demtime te dy drejtuesit e mjeteve. Alfred Bardhi, pasi ka marre ndihmen mjekesore, eshte larguar nga spitali, ndersa Astrit Mema vazhdon te jete i shtruar ne spitalin e Durresit, pasi gjendja e tij eshte me e rende, por sipas mjekeve eshte jashte rrezikut per jeten.

Shkak i aksidentit ka qene shpejtesia tej normave te lejuara dhe parakalimi i gabuar nga ana e drejtuesit te “BMV”-se Astrit Mema, ndaj te cilit ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

Nderkaq, pasditen e se premtes nje tjeter aksident per shkak te nje parakalimi te gabuar te nje “BMV”-je me te cilen udhetonin 3 te rinj ka çuar ne perplasjen e saj me nje automjet tip “Fiat”, ne te cilin udhetonin 2 motra dhe nje burre. Burime te policise rrugore bene te ditur se si rezultat i perplasjes kane mbetur te plagosura dy te rejat qe ndodheshin ne makinen tip “Fiat”, te cilat jane derguar ne spitalin e Durresit per mjekim.

Top Channel