CNN: Irani arreston tre turiste amerikane

01/08/2009 08:55

Tre turiste amerikane jane arrestuar nga autoritetet iraniane ne kufi me Irakun.

Lajmin e ben te ditur CNN, duke sqaruar se tre shtetasit kaluan kufirin ndersa ishin nisur prej Kurdistanit iraken.

Nje turist i katert, pjese e grupit mbeti ne hotel, ndersa tre te tjeret kishin si qellim viziten e qyteteve kurde te Halabja dhe Ahmed Hawaa. Duket se ata kane hyre gabimisht ne territorin iranian.

Nuk ka asnje koment nga Irani, nderkohe qe ambasada amerikane ne Bagdad beri te ditur se po tentohet te kuptohet dinamika e ngjarjes.

Top Channel