Somali, kapen shtate pirate

31/07/2009 18:20

Forcat speciale te marines turke qe marrin pjese ne misionin e NATO-s kunder piraterise kane kapur shtate pirate ne Somali.

Lajmin e kane bere te ditur forcat e armatosura turke. Ky eshte operacioni i dyte i ketij lloji brenda nje jave.

Piratet jane kapur ne kohen qe po perpiqeshin te merrnin peng nje anije ne Gjirin e Adenit.

Javen e shkuar, komandot turq te mbeshtetur nga ajri me helikoptere, kishin kapur pese pirate te cilet po sulmonin nje anije.

Top Channel