Norvegji, bllokohet anija, nafta derdhet ne det

31/07/2009 10:50

Per shkak te kohes se keqe nje anije ka ngecur ne brigjet norvegjeze dhe po humbet sasi te medha karburanti.

Sipas informacioneve te fundit, 16 marinare kane arritur te shpetojne, ndersa shtate te tjere ndodhen ende ne bordin e anijes.

Sipas shtypit norvegjez, anija, qe mban flamurin e Panamase, transporton 1120 tonelata nafte.

Burimet shtojne se karburanti i humbur po mberrin ne brigjet e Detit te Veriut, zone turistike shume e frekuentuar.

Top Channel