Itali, pushuesit ‘te qete’ bashke me kufomen

31/07/2009 10:15

Nje kufome njeriu ndodhet nen cader ne breg te detit, nderkohe qe pushuesit vazhdojne te marrin rreze dhe te pushojne sikur asgje nuk ka ndodhur.

Ngjarja e cuditshme ka ndodhur ne Napoli te Italise, ku nje burre i mbuluar nga nje cope e bardhe i pajete ‘pushon’ bashke me napolitanet, te cilet jane teresisht indiferente per sa shohin.

Nje dite normale plazhi, ku dikush futet qetesisht ne det, nje tjeter hap kremin kundra diellit ne shpatulla, nje grua rehatohet ne shezlong dhe femijet qe thahen ne kembe nga uji i detit…te gjithe ‘harrojne’ se prane tyre eshte nje kufome.

Mesohet se personi i pajete eshte nje 73-vjecar, i cili eshte mbytur ne det. Me ne fund pas gjithe kesaj panorame skandaloze, nje person kujtohet te zhvendose kufomen. Me siguri vendin e tij, e kane zene pushues te tjere.

Top Channel