Berisha ne Laprake, reagon PS-ja

31/07/2009 17:50

Partia Socialiste ka reaguar pas viztes se kryeministrit, Sali Berisha ne Laprake. Deputeti i zgjedhur i kesaj partie, Eduard Shalsi ka akuzuar kreun e qeverise se ka boshatisur arken e shtetit.

“Ecejaket e Berishes ne Shqiperi duan ta paraqesin nje situate normale kur nuk eshte e tille. Ai ka vjedhur arken e shteti dhe kjo eshte nje e vertete qe nuk mund te mbulohet. Ai erdhi sot ne Laprake, por duhet te dije se qytetaret e ne kete zone nuk e kane votuar”, eshte shprehur Shalsi.

Ndertimi i 13 rrugeve te  brendshme ne Laprake, me nje fond te qeverise italiane prej 3 milione eurosh, e ka cuar kryeministrin Berisha bashke me ambasadorin italian D’Elia ne periferi te kryeqytetit.

Top Channel