Pas ngjarjes se Korces, reagon Urdhri i Infermiereve

30/07/2009 09:15

Urdhri i Infermiereve te Shqiperise ka nxjerre nje qarkore te posacme, ne te cilen sakteson detyrat, pergjegjesite, por edhe te drejtat e kesaj kategorie te bluzave te bardha, ne menyre qe ata te mos viktimizohen apo te penalizohen pa te drejte.

Kjo qarkore, sipas perfaqesuesve te Urdhrit te Infermiereve, permban edhe shpjegime te sakta mbi marredheniet korrekte qe duhet te krijojne infermieret me koleget e tyre mjeke.

Por ketu nuk lihen pa permendur edhe marredheniet me drejtuesit e institucioneve. Kjo lidhur me detyrimin per dokumentimin korrekt ne baze te rregullave institucionale te te gjitha veprimeve dhe mosveprimeve te tyre.
Urdhri i Infermiereve pohon gjithashtu se kete qarkore e ka shperndare per te gjitha deget dhe ky dokument u drejtohet te gjithe urdhrave rajonale, per te gjithe anetaresine e infermiereve ne Shqiperi.

Kjo me pretendimin “per t’i bere me dije te gjithe infermieret e Shqiperise mbi kujdesin korrekt qe duhet te tregojne gjate punes se tyre te perditshme, e cila duhet te jete e shoqeruar me nje nivel te larte profesional ne te gjitha rastet ndaj pacienteve”, thuhet ne qendrimin zyrtar te ketij organizmi.

Nje dokument i tille u detyrua te hartohej pas ngjarjes tragjike ne spitalin e Korces, ku nje femije u nda nga jeta pas pickimit nga gjarpri dhe per pasoje u shoqeruan nga policia nje mjek dhe tre infermiere lidhur me kete ceshtje.

Top Channel