Martesat brenda gjinise, feja kunder

30/07/2009 14:55

Komunitetet fetare kundershtojne me force nismen ligjore te qeverise per lejimin e marteses mes sekseve te njejta, duke e quajtur ate nje ves te papranueshem dhe te demshem per shoqerine.

“Martesa eshte bashkim i sekseve te ndryshme dhe nuk eshte e pranueshme qe te behet mes homoseksualeve”, thote monsinjor George Frendo.

Edhe imami i Xhamise se Tabakeve, Elvic Naci thote se ky akt shihet si nje mekat i madh, ndaj parlamentaret nuk duhet te behen pjese e ketij drafti.

Madje Monsinjor Frendo shkon me tej dhe parlajmeron se ligjerimi i martesave gay, perben nje kercenim te madh per familjen.

“Ne rast se sot lejohen martesat mes homoseksualeve, ne te ardhmen do te kerkohet adoptimi i femijeve, gje qe do te coje ne shkaterrimin e familjeve. Sot duhet te luftojme kunder divorceve dhe jo te lejojme martesa te tilla”, tha Monsinjor Ftendo.

Qeveria e justifikoi miratimin e ligjit per martesat ne gjini si nje nga kriteret qe duhet permbushur per antaresimin e vendit ne Bashkimin Europian, por kjo teze hidhet poshte nga perfaqesues te komunitetit mysliman.

Top Channel