Liberalizimi i vizave, KE: Ne ju mbeshtesim

30/07/2009 17:50

Shefi i komanduar i delegacionit te Komisionit Evropian, Fulgencio Garrido Ruiz deklaroi perkushtimin e KE ne menyre qe te pershpejtohet procesi i liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare.

Ne permbylljen e projektit “Mbeshtetje per zbatimin e strategjise kombetare per migracionin” u diskutua e ardhmja e menaxhimit te migracionit ne Shqiperi.

“Lidhja e qarte mes migracionit te rregullt dhe liberalizimit te vizave nuk mund te anashkalohet. Dhe une do doja ta shfrytezoja kete rast per te rikonfirmuar perkushtimin e patundshem te KE per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Ne e dime se sa i rendesishem eshte liberalizmi per ta. Gjithashtu, besojme se nese Shqiperia vazhdon te perparoje dhe nese kushtet plotesohen, ajo do t’i bashkohet fqinjeve te saj se shpejti”, ka deklaruar Ruiz.

Ndersa ministri i Ceshtjeve Sociale, Viktor Gumi ka dhene garancine e tij se Shqiperia do te angazhohet maksimalisht per permbushjen e kushteve, si per te perfituar heqjen e vizave, ashtu edhe per te ulur fenomenin e emigracionit.

“Strategjia nuk fokusohet dhe zhvillohet vetem ne qendrat e medha, nuk fokusohet vetem ne Tirane por edhe ne rrethet e tjera. Pavaresisht se projekti perfundon, ne do kemi asistence teknike nga donatoret. Besoj se duhet te permiresohen kapacitet profesionale”, ka pohuar Gumi.

Projekti u realizua me financimin e Komisionit Evropian, programi Cards 2004 dhe qeveria italiane.

Top Channel