Cejku: Shkupi, jo viza per shqiptaret

30/07/2009 17:40

Ambasadori i Shqiperise ne Shkup, Arben Cejku ka hedhur poshte zerat se nga 1 janari i vitit te ardhshem Maqedonia do te vendose regjimin e vizave per shtetasit shqiptare.

“Ne kemi nje marreveshje qe parashikon heqjen e vizave mes dy vendeve tona, e cila nuk preket nga liberalizimi i vizave qe ka perfituar Maqedonia dhe qe do ta fitoje se shpejti edhe Shqiperia”, ka deklaruar Cejku.

Deklaraten e tij diplomati shqiptar e beri pas nje takimi me zevendeskryeministrin Abdylaqim Ademi, ku ka saktesuar se vendosja e vizave behet vetem nese Maqedonia behet anetare me te drejta te plota ne BE.

Top Channel