Berisha: Perfundim i rrugeve brenda 2010

30/07/2009 15:50

Kryeministri Sali Berisha mori pjese ne inaugurimin e rruges se Tales ne qarkun e Lezhes, rruge qe lidh autostraden me bregun e detit, per shkak te 10 kilometrave te paasfaltuar me pare, kryeministri Berisha tha se kjo zone ne bregun e Adriatikut e ka patur te veshtire zhvillimin.

Por kreu i qeverise premtoi se shume shpejt do te ndertohen rruget qe lidhin bregdetin me akset kombetare.

“Ne po perfundojme ndertimin e kesaj rruge, pas disa ditesh do te inaugurojme rrugen Mamurras – Patok nga Velipoja, deri ne Ksamil, ne menyre absolute, brenda vitit 2010 nuk do te kete rruge dhe rrugice qe te con drejt detit, te paasfaltuar”, u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha shpejegoi qellimin e kesaj nderhyrjeje ne infrastrukture qe lidh zonat bregdetare me rruget kryesore dhe autostradat e vendit.

“Duhet qe shqiptaret, kudo qe jane, te ndjejne se kane edhe bregdet, te ndjejne se ata mund te pushojne ne vendin e tyre, mund te pushojne ne Shqiperi. Duhet qe Shqiperia te marre peshen dhe rendesine qe i ka dhene pozicioni gjeografik, portet e saj duhet te jene portet me te rendesishme te rajonit”, tha Berisha.

Ne takimin me banoret e komunes se Shenkollit, ku ben pjese fshati bregdetar i Tales, kryeministri Berisha perseriti premtimi per ndertimin e sistemit te ujesjellesve per te garamtuar furnizimin me uje 24 ore, si dhe nje sistem modern vaditje per zhvillimin e zonave rurale.

Top Channel