Rama: Do te shkojme deri te protestat demokratike

29/07/2009 15:00

Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama, paraqiti ne nje bisede me gazetaret qendrimin opozitar ne lidhje me zgjedhjet, pas vendimit te nje dite me pare te Asamblese Kombetare. (UPDATE)

Asambleja vendosi te konsideroje te papranueshem rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe te konsideroje ilegjitime politikisht produktin e ketyre zgjedhjeve, parlamentin dhe qeverine si institucione qe pasqyrojne vullnetin e deformuar te zgjedhesve.

Zoti Rama vecoi synimin e Partise Socialiste per hetim parlamentar te zgjedhjeve, si dhe objektivin per zgjedhje te parakohshme.

“Do te shkojme menjehere te shqiptaret, ne te gjithe territorin dhe do te krijojme nje proces komunikimi masiv edhe shfaqje demokratike te protestes kunder rezultatit te deformuar te zgjedhjeve”, u shpreh Rama.

Kryetari i opozites Edi Rama u ndal shume pak ne fatin e karrieres se tij politike pas nderprerjes se mandatit per shkak te humbjes se zgjedhjeve, ndonese qetesisht tha se kjo ceshtje do ta haje diskutim ne kohen dhe vendin e duhur qe eshte kongresi i 29 gushtit, duke mos bere asnje interpretim ne lidhje rikandidimin ose jo ne krye te partise. Ai tha se si kryetar ne detyre, ben detyren e tij.

Asambleja e nje dite me pare qe zgjati afro 8 ore debatoi gjate mbi dy rezoluta mbi ate te Rames qe u miratua me 15 vota kunder por edhe mbi rezoluten e Blushit, te mbeshtetur nga Islami, Malaj dhe disa te tjere, qe kerkonte njohjen e rezultatin te zgjedhjeve.

Zoti Rama tha se ky debat i sherben demokracise se familjes socialiste, per te cilen jemi akuzuar sic tha ai se mungon.

“Ata mendojne ndryshme dhe jane miq e kolege. Kemi bere nje debat dhe te gjate dhe shume te vlefshem, si dhe kemi arritur ne nje rezultat”, u shpreh Rama.

PS e pret tashme nje procesi i gjate analize dhe zgjedhje, qe do te nise ne kongresin e 29 gushtit, i cili pervec debatit per qendrimin ndaj zgjedhjeve do te administroje dhe kandidaturat per kryetar te Partise Socialiste.

Top Channel