Obama: Jemi ne fillimin e fundit te krizes

29/07/2009 19:05

“Lajmi eshte i jashtezakonshem. Jemi ne fillimin e fundit te recesionit”. Keshtu eshte shprehur presidenti amerikan, Barack Obama duke komentuar ecurine e ekonomise amerikane.

“Nuk jemi me ne renie te lire”, ka shtuar Obama. “Sistemi financiar nuk eshte me ne kolaps. Do te humbim 50 perqind me pak vende pune ne krahasim me vitin e shkuar dhe cmimet e shtepive jane duke u rritur pas tre vjetesh”, deklaroi kreu i Shtepise se Bardhe.

Top Channel