Kerkimet per trupin e 20-vjeçarit, ne veshtiresi

29/07/2009 08:20

Vijojne kerkimet per gjetjen e 20-vjeçarit te zhdukur te dielen ne detin e Semanit.

Ndonese kane kaluar me shume se 72 ore nga humbja e te riut nga fshati Plyk i Fierit, palombaret nuk kane mundur te gjejne trupin pa jete te te riut, qe humbi jeten fundjaven e kaluar.

Kerkimet kane vazhduar gjate gjithe dites se marte, por pa rezultat. Nderkohe qe policia tashme ka pervijuar hetimet dhe burimet zyrtare pohojne se kemi te bejme me nje rast mbytjeje.

Zigur Bizha, kreu i seksionit te krimeve te organizuara ne Drejtorine e Policise se Fierit eshte shprehur se deshmite e marra nga pushuesit qe ndodheshin te dielen ne plazh, si dhe ato te te njohurve te 20-vjeçarit te zhdukur, faktojne fare mire se Ernest Allanjaku ka humbur ne det.

Top Channel