Irlanda do pranoje te burgosurit e Guantanamos

29/07/2009 13:20

Qeveria irlandeze ka deklaruar se do te pranoje qe dy te denuar ne burgun e Guantanamos, te cilet do te lirohen se shpejti, te jetojne ne Irlande.

Ministri irlandez i Drejtesise, Dermot Ahern e beri deklaraten e tij pas nje takimi me ambasadorin amerikan ne Belfast, Dan Rooney.

Ahern saktesoi se zyrtare irlandeze vizituan Uashingtonin dhe Guantanamon javen e kaluar dhe identifikuan dy persona qe mund te strehohen ne Irlande pas lirimit te tyre.

Vendimi i qeverise irlandeze vjen 6 muaj pasi presidenti amerikan Barack Obama u kerkoi vendeve europiane qe te japin ndihmen e tyre per strehimin e te denuarve qe do te lirohen.

Deri tani jane shume te pakta vendet qe kane rene dakord per te pritur te liruarit nga burgu famekeq, te cilet deklarojne se s’mund te kthehen ne vendin e tyre.

Top Channel