Iran, Clinton kerkon lirimin e te burgosurve politike

29/07/2009 21:55

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka kerkuar lirimin e te gjithe te burgosurve politike ne Iran.

Deklaratat e saj jane bere gjate nje konference per shtyp me ministrin e Jashtem britanik, David Milliband, ne Uashington.

“Kerkojme qe te lirohen menjehere te gjithe te burgosurit politike, te cilet duhet te trajtohen ne menyre humane dhe te pershtatshme”, eshte shprehur Clinton.

Sekretarja e Shtetit ka shtuar gjithashtu se burgosjet e tejzgjatura ne Teheran dhe abuzimet te lene te kuptosh se situate ne vend ende nuk eshte zgjidhur.

Top Channel