Frattini: Samit per aspirantet rajonale drejt BE-se

29/07/2009 12:30

Italia mbeshtet mbajtjen e nje samiti te BE-se, me pranine edhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ku do te jepej nje mesazh i qarte dhe konkret per anetaresimin ne Union te vendeve te Ballkanit.

Keshtu deklaroi ministri i Jashtem italian, Franco Frattini ne nje interviste per te perditshmen serbe ‘Vecernje Novosti’.

“Italia ka mbeshtetur gjithnje idene se BE duhet te zgjeroje hapesirat e saj duke futur ne union edhe vendet e Ballkanit Perendimor, sepse stabiliteti i rajonit eshte ngushtesisht i lidhur me progresin drejt BE-se”, tha Frattini.

Sipas tij eshte propozuar qe ne samit te marrin pjese shefat e qeverive te vendeve anetare te BE-se, SHBA-ve dhe vendeve te Ballkanit Perendimor. Takimi mund te mbahet vitin e ardhshem, 10 vjet pas samitit te Zagrebit, ku nisi procesi i avancimit te Ballkanit drejt Unionit.

Shqiperise, Serbise, Malit te Zi dhe Bosnje Hercegovines i eshte kerkuar qe te punojne fort per ta pare veten ne kete union.

Top Channel