Bulqize, rikthehen femijet minatore

29/07/2009 12:10

Ne qytetin e Bulqizes shfaqet pothuajse ne cdo kohe nje pamje e trishtuar e femijeve qe per shkak te varferise detyrohen qe te mbledhin mineral kromi.

Duke rrezikuar jeten nga aksidentet dhe shendetin nga minerali i kromit, keta femije shkojne cdo dite prane stogjeve te mineralit, per te mbledhur disa gure qe i blejne firmat private.

Ne kete qytet jane disa firma private qe grumbullojne mineralin e kromit qe mbledhin keta femije dhe jo vetem. Pa asnje kontroll dhe duke shfrytezuar punen e femijeve, keto firma ulin kostot dhe rritin ne maksimum fitimet.

Ditet e fundit eshte rritur ne treg edhe cmimi i kromit dhe kjo ka bere qe te shtohet interesi per ta mbledhur ate ne stogjet e krijuara ne vite prane galerive te minierave te kromit.

Ka qene pikerisht cmimi qe ka cuar edhe ne konfliktimin e personave te ndryshem qe pretendojne shfrytezimin e kesaj sasie minerali.

Me heret ne keto stogje ka patur edhe aksidente me pasoja fatale dhe pavaresisht gjithe kesaj, organet e pushtetit vendor nuk reagojne aspak duke qene komode me kete situate.

Top Channel