Berati, me dominance te larte emergjencash

29/07/2009 08:45

Berati kercenohet seriozisht nga fatkeqesite natyrore. Alarmi eshte leshuar nga kreu i bashkise se ketij qyteti, ne nje takim te radhes se shtabit te emergjencave civile.

Fadil Nasufi ka renditur pese shqetesimet kryesore, duke permendur zonat me rrezikshmeri me te larte dhe i ka cilesuar ato si “mina me sahat” qe kercenojne qytetin ne çdo kohe.

Sipas tij, eshte nevoje urgjente gjetja e rrugeve per t’i eliminuar ne kohe. “Mos funksionimi i hidranteve kunder zjarrit ne lagjet muzeale, kryesisht ate “Mangalem” dhe “Kala”. Shtrati i lumit Osum, i cili tashme eshte ngushtuar se tepermi nga aluvionet dhe mbeturinat e ngurta, çka mund te behet shkak per daljen e lumit nga shtrati dhe permbytjen e qytetit. Prezenca e kurores se gjelber me dru halor mbi lagjen “Mangalem” dhe ate te “Gorices”, te cilat jane nje rrezik per zjarret tashme ne periudhen e nxehte te kesaj vere. Te gjitha keto jane rrezik per qytetin dhe duhet te nderhyhet sa me pare”, ka thene Nasufi.

Top Channel