
Nje grup bipartizan senatoresh po punojne ngushte per te arritur nje kompromis mbi reformen ne shendetesi, nje nga prioritetet kryesore te administrates Obama.
Por ligjvenesit amerikane kerkojne uljen e cmimeve dhe qe tek presidenti Obama te cohet nje legjislacion gjitheperfshires.
Pas disa javesh bisedimesh sekrete, tre demokrate dhe tre anetare republikane te Komitetit te Financave te Senatit ishin prane arritjes se kompromisit, qe perjashton kerkesen e kongresmeneve demokrate qe bizneset e medha te mbulojne siguracionin e punetoreve te tyre.
Gjithashtu, nuk do te kete masa per siguracionin e qeverise, pavaresisht qendrimit pro te presidentit Obama per kete ceshtje.
Senatoret e ceshtjeve financiare po merrnin ne konsiderate vendosjen e nje takse prej 35 per qind per siguracionet qe kane nje kosto te larte.
Top Channel