Asambleja voton rezoluten e Rames

28/07/2009 19:35

Asambleja e Partise Socialiste ka votuar rezoluten e kryetarit te kesaj partie, Edi Rama. Propozimi i kreut socialist ka kaluar me vetem 15 vota kunder. Ne kete menyre ka rene rezoluta e anetarit te kryesise se selise roze, Ben Blushi.

Permes dokumentit te votuar denohet procesi zgjedhor si korruptiv duke prodhuar keshtu nje qeveri jolegjitime.

Rama mbron idene e hetimit deri ne fund te procesit si dhe pjesemarrjen ne kuvend.

Nderkohe rezoluta tjeter e paraqitur nga Blushi, ndahej ne nje pike me ate te Rames, mosnjohjen e zgjedhjeve.

Gjithashtu asambleja vendosi per mbledhjen e kongresit te jashtezakonshem te kesaj partie ne daten 29 gusht ne oren 11:00 ne Pallatin e Kongreseve.

Ne kete takim do te diskutohet per rezoluten e miratuar diten e sotme dhe per kreun e ardhshem te PS-se.

Top Channel