Topolanek, fushate e cuditshme elektorale

27/07/2009 08:15

Ashtu si e ka bere nena! Per here te pare ne historine e Republikes Ceke, behet fushate elektorale edhe jashte kufijve te vendit, me sakte ne Kroaci.

Partia ODS e ish-kryeministrit Mirek Topolanek ka gjetur rastin, perpara zgjedhjeve te pergjithshme te tetorit, qe te beje fushate elektorale ne brigjet e Adriatikut gjate muajve te veres. Cdo vit keto zona jane preference e 800 mije cekeve per te kaluar pushimet.

Me kete rast Topolanek ka ulur pantallonat dhe ka hequr kemishen, duke mbajtur te pakten nje kostum banjoje dhe jo si ne Villa Certosa, ne Itali, ku fotoja e tij, ‘disi me ndryshe’ beri xhiron e botes.

Keshtu Topolanek bashke me kolege te partise se tij eshte shfaqur neper postera gjigante pergjate autostrades drejt detit Adriatik ne Kroaci.

“Duam te terheqim vemendjen e njerezve edhe kur ata jane gjate pushimeve.Sidomos urojme qe te terheqim sa me shume gra te jete e mundur. Shpresoj qe te mos kete aksidente kur drejtuesit e mjeteve te shohin fotot tona”, tha per “Croatian Times” zevendesshefi i ODS-se, David Vodrazka.

Top Channel