Sarkozy del nga spitali

27/07/2009 12:10

Nicolas Sarkozy ka dale nga spitali sot ne mengjes pasi kaloi naten ne vezhgimin e mjekeve. Pasi doli kreu i Elizese qe kishte ne krahe bashkeshorten e tij, Carla Bruni, shtrengoi duart me stafin mjekesor.

Gjate dites se djeshme presidenti francez eshte ndjere keq pasi kryente aktivitete sportive ne Versaje, ku dhe po kalonte fundjaven.

Menjehere ai u transportua me ane te nje helikopteri ne Val-de-Grace, ne Paris, ku i eshte nenshtruar trajtimeve mjekesore.

Top Channel