Nigeri, luftime te ashpra, 65 te vdekur
27/07/2009 17:50
65 persona kane vdekur ne Nigeri si pasoje e luftimeve te ashpra te zhvilluara dje dhe sot mes forcave te sigurise dhe nje sekti islamik radikal.
Lajmin e bejne te ditur autoritetet nigeriane, sipas te cilave luftimet e paten origjinen ne rajonin e Baucit.
Nderkohe, ka ardhur edhe reagimi i pare i kreut te sektit islamik, i cili ka deklaruar se njerezit e tij jane gati per lufte.
“Do te jete nje lufte e gjate dhe njerezit e mi jane gati te vdesin per ta bere Nigerine nje shoqeri islamike, ashtu sic kane bere talebanet Afganistanin”, ka deklaruar lideri i sektit Boko Haram, Ustaz Mohammed Yusuf.
Top Channel