Asambleja e PS-se, gati rezoluta

27/07/2009 15:00

Partia Socialiste ka hyre ne fazen finale te analizes se procesit zgjedhor te 28 qershorit dhe rezultatit te tyre, nga i cili ajo mbeti serish ne opozite.

Si shenje e kesaj te marten mblidhet Asambleja Kombetare e Partise Socialiste, e cila pritet te degjoje vleresimin dhe qendrimin e kryetarit Edi Rama per zgjedhjet i bere publik edhe gjate diteve pas zgjedhjeve, por edhe qendrimin e tij ne lidhje me statutin e partise qe parashikon nderprerje te mandatit te kryetarit ne rast te humbjes se zgjedhjeve te pergjithshme.

Burime brenda selise roze konfirmojne per Top Channel se kete pike te nxehte zoti Rama do te shprehet ne respekt te statutit. Megjithate do te jete kongresi jashtezakonshem i cili pritet te thirret nga Asambleja e dites se neserme, qe do te sqaroje se cdo te ndodhe me kreun e Partise Socialiste, nese ai do te kandidoje ose jo serish ne zgjedhjet per kreun e partise qe do te mbahen me standartin e futur ne 2007, ky kryetari zgjidhet sipas statutit, nga anetaresia permes parimit nje anetar nje vote.

Asambleja te marten pritet te miratoje nje rezolute ku shprehet qendrimi i PS-se, per zgjedhjet, disa pika te se ciles Top Channel arriti t’i zbuloje.

Burime prane Partise Socialiste bejne te ditur se ne rezolute qendrimi per zgjedhjet eshte ai qe eshte bere publik deri me sot dhe ku thuhet se kjo parti vlereson se zgjedhjet ishin te parregullta dhe te manipuluara, dhe se ajo nuk njeh rezultatin e tyre, si dhe produktin parlamentin dhe qeverine.

Por ne rezolute shihet nje kthese nga qendrimi i deritanishem i socialisteve ne lidhje me kuvendin e ri, ne piken ku thuhet se do te jene prezenet ne parlamentin e ri per te hetuar sipas tyre masakren zgjedhore te 28 qershorit.

Nje nga pikat e forta te rezolutes se socialisteve pritet te jete dhe kerkesa e tyre per zgjedhje te parakohshme si te vetmen mundesi, per tio rikkthyer legjitimitetin parlamentit.

Rezoluta eshte hartuar nga nje grup anetaresh te asamblese, ajo mund te shtohet edhe me pika te tjera gjate mbledhjes se asamblese diten e marte, dhe cdo propozim do te kaloje permes votimit.

Top Channel