Policia e Tiranes, “geto” tek ish-blloku

26/07/2009 10:55

Gjate dy neteve te fundjaves, u shoqeruan mbi 30 persona dhe u bllokuan 20 mjete, tre prej te cilave ishin te trafikuara.

Burime policore kane bere te ditur se nje operacion i madh eshte ndermarre te premten dhe te shtunen gjate nates ne te gjithe zonen e ish-Bllokut.

Sipas informacioneve, kjo zone eshte ajo, e cila bashkon shume persona me precedente penale, jo vetem nga Tirana, por nga i gjithe vendi.

Madje, nga ketu nisin shume konflikte qe me pas perfundojne ne krime te renda.

Burimet policore te Tiranes shpjeguan se qetesia pas zgjedhjeve mblodhi ne Tirane shume persona te ndryshem, qe jane kontingjent i njohur kriminal.

Ne keto kushte, u pergatit nje plan kontrolli nga patrullat e policise per te gjithe keta persona dhe per makinat luksoze.

Top Channel