Ibra, entuziast per Barcen

26/07/2009 12:25

Edhe pse nuk eshte prezantuar zyrtarisht si lojtar i Barcelones, Zlatan Ibrahimovic nuk e fsheh gezimin per transferimin ne “Kamp Nou”.

“Jam i lumtur si nje femije dhe po pres me padurim te filloj te luaj per Barcen”, ishte deklarata e sulmuesit per te perditshmen “El Mundo Deportivo”.

Ish-lojtari i Interit e kaloi fundjaven ne Suedi, ndersa dje paradite ka fluturuar drejt Barcelones: te henen do t’u nenshtrohet vizitave mjekesore dhe me pas do te behet pjese e kampioneve te Europes, te drejtuar nga Pep Guardiola.

Sipas pohimeve te drejtorit teknik te klubit “blaugrana”, Ciki Begirishtajn, Ibrahimovic mund te prezantohet qe prej se henes, ose ndoshta te marten.

Nderkohe, “Ibrakadabra”, si e therrasin tifozet katalane, gjate dites se djeshme ishte i detyruar te luante kukafshehthi me gazetaret qe kishin “pushtuar” shtepine e tij, ne zonen rezidenciale prane plazhit Ribersborg.

Per te mbajtur mediat sa me larg yllit suedez ishin angazhuar edhe policet e Malmos, qe per disa ore u shnderruan ne “truproja”.

Top Channel