Ekstradohet ne SHBA mashtruesi i 2 milione $

26/07/2009 10:45

Ekstradohet ne Amerike Gjergj Hajati, i cili u arrestua ne muajin mars pasi akuzohet se ka vjedhur nepermjet mashtrimit rreth 2 milione dollare.

Ai u eshte dorezuar ne Rinas mareshalleve te SHBA-se, te cilet ndihmuan edhe ne arrestimin e tij, teksa ai po tentonte te hynte ne Shqiperi nga kufiri me Malin e Zi.

Burimet policore shpjeguan se Interpol-Tirana e dorezoi kete person mengjesin e djeshem ne Aeroportin e Rinasit, ku kishin ardhur per ta shoqeruar dy perfaqesues te Zyres se Mareshalleve nga Konektikati i SHBA-se.

Ai akuzohet se ka perfituar me ane te mashtrimit rreth dy milione dollare amerikane nga bankat lokale.

Pak dite para shpalljes ne kerkim nga agjentet e FBI-se, shkodrani me shtetesi amerikane, Gjergj Hajati, eshte larguar nga SHBA-ja, ndersa kishte marre rrugen e rikthimit ne Shqiperi, duke tentuar te futej nepermjet Malit te Zi.

Me kerkese te zyres federale te FBI-se, Gjykata e Distriktit te Konektikatit ne Harford, ka caktuar me 24 janar 2008 ndaj shkodranit masen e sigurise “arrest me burg” ne mungese.

Nga ana tjeter, Interpol-Tirana ka sjelle nga Austria nje te denuar shqiptar per vrasje.

Burimet policore bene te ditur se pasditen e se premtes, rreth ores 16.20, ne Aeroportin e Rinasit, u ekstradua nga Austria e iu dorezua Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, shtetasi ne kerkim Artan Leke Marashi, 37 vjec, banues ne Puke.

Ky person u ekstradua, sepse Gjykata e Rrethit Shkoder e ka denuar me 15 vjet burg, per vrasje me dashje dhe armembajtje pa leje.

Top Channel