Sot dita me e nxehte

24/07/2009 08:25

Sot ne vendin tone, temperaturat qe do te regjistroje termometri do te jene me te lartat e kesaj vere. Sipas parashikimit te meteorologeve, dita e sotme do te jete me e nxehta e kesaj jave, kur temperaturat e ajrit do te shenojne 39 grade Celsius.

Moti do te jete i nxehte dhe i kthjellet, dielli i forte dhe ajri pothuajse “mbytes”. Por nga ana tjeter, sinoptikanet sqarojne se pavaresisht temperaturave te larta qe do te regjistrohen sot ne te gjithe vendin do te kemi edhe nje lajm te mire.

Ne fundjave, perkatesisht te shtunen dhe te dielen temperaturat do te zbresin me disa grade Celsius, nderkohe qe nisja e javes se re do te jete me e fresket.

Aktualisht ne vendin tone, temperaturat e regjistruara kane qene teper te larta si pasoje e qarkullimit te rrymave ajrore afrikane. Presioni i ketyre rrymave te nxehta qe ka mbizoteruar ne rajonin tone ka bere qe moti te jete i nxehte, temperaturat e larta dhe rreze shume te forta dielli.

Nisur nga kjo, Drejtoria e Shendetit Publik, mjeket ne poliklinika keshillojne regjim dhe kujdes per sa i takon shendetit.

Sot ne diten me te  nxehte te veres, te regjistruar deri tani duhet te evitohen daljet pas ores 10:00 te mengjesit deri ne oren 18:00 te pasdites. Moshat e treta, pacientet kronike, femijet e vegjel duhet te bejne kujdes te mos marrin urbanin, te mos dalin nga shtepia ne vapen e madhe. Po ashtu kujdes duhet te tregohet me ambientin, te freskohet, pastrohet, ventilohet.

Dieta ushqimore duhet te  jete e lehte e pasur me lengje, vitamina, fruta dhe perime. Rrobat qe veshim duhet te jene te lehta dhe materiale pambuku. Keshillohet konsumi mesatar i 2 litrave uje ne dite. L.Mixha  
 
 

Top Channel