Mjeket e klinikes “Galenus” ndihme per Xhoanen

24/07/2009 15:15

Pas apelit qe Xhoana, vajza 24- vjecare qe dikur ishte balerine, ka bere ne Top Channel, kane reaguar nje grup mjekesh te klinikes ‘Galenus’, te cilet marrin persiper jo vetem kurimin e dhimbjeve por edhe te vendosjes se protezes.

“Rreth 85 perqind, e pacienteve qe kane prerje te pjeseve te trupit kane dhimbje. I propozojme Xhoanes qe te vije te diagnostikohet dhe nese ka dhimbje ne pjesen ku eshte hequr gjymtyra, te bejme punen tone, per ta eliminuar”, u shpreh mjeku Apostol Vaso.

Ndersa mjeku Afrim Reshani, tha se doktoret e huaj qe mberrijne ne kete klinike, jane shprehur te gatshem qe ta bejne Xhoanen te ece serish.

Demtimet qe Xhoana ka marre pas aksidentit jane te medha cka, e ben edhe me te veshtire mjekimin e plote te saj.

Mjeket shqiptare te cilet bashkepunojne ngushte me mjeket izraelite, por edhe ata gjermane, kane deklaruar se do te bejne gjithshksa falas, vetem qe Xhoana te mund te ece normalisht

Top Channel