Berisha, ne tetor vizite ne Kosove

24/07/2009 17:45

Kryeministri i vendit, Sali Berisha do te zhvilloje ne tetorin e ardhshem nje vizite zyrtare ne Kosove, ku do te takohet me autoritetet me te larta te vendit.

Lajmin e ka bere te ditur ambasadori i Shqiperise ne Prishtine, Islam Lauka, i cili ka saktesuar se vizita e kryeministrit ishte parashikuar per ne maj, por u shty per shkak te fushates elektorale.

“Ishte parashikuar nje vizite gjate pranveres se ketij viti. Qe folur edhe per afate konkrete, nga mesi i majit. Por fushata zgjedhore ne Shqiperi pengoi realizimin e saj. Vizita besoj se do te behet se shpejti”, ka deklaruar Lauka.

Top Channel